“Përse na ike more Erion?”- 15-vjeçari u godit me thikë, shokët në shkollë: Klasa është bosh pa ty…

Jugulajm.net
1 Min Read

Shokët dhe shoqet e klasës së 15- vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pasi u plagos me thikë në zemër nga një 14-vjeçar në qytetin e Durrësit, i kanë shkruar një mesazh në dërrasën e klasës duke treguar mungesën që ndjejnë për të. 

“Përse na ike more Erion? Përse na ike more shok. Si na e thave zemrën kështu? Si na shkatërrove krejt? Klasa bosh, nuk do të jetë më e njëjtë pa ty. Ishe dhe do të mbetesh gjithmonë ai shoku çapkën dhe gazmor që e donim të gjthë. Përjetësisht në zemrat tona! I pa harruar qoftë kujtimi yt!” shkruajnë shokët në dërrasën e zezë.

"Përse na ike more Erion?", 15-vjeçari u godit me

I mituri u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. 

Sherri nisi nga një koment në rrjetet sociale dhe ofendimeve të vazhdueshme në shkollë, të cilat më pas degraduan në plagosje me thikë. Dyshohet se 15-vjeçari Erjon Boba e kishte marrë në telefon autorin 14-vjeçar për të kërkuar sqarime, pasi kishte dëgjuar se ai e shante vazhdimisht në shkollë. 

Share This Article