Arrestohet 57-vjeçari, ushtroi dhunë dhe kanosi me thikë bashkëshorten

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi me thikë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën 2 thika.
Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte kanosur me thikë bashkëshorten e tij, organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u arrestua shtetasi N. K., 54 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share This Article