Vrasja e biznesmenit, policia jep detaje…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e biznesmenit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku biznesmeni Edmond Mahalla 43-vjeç është vrarë me armë zjarri.

Sipas të dhënave, Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra u fut në automjetin e tij, kur u qëlluar me dy plumba në kokë dhe tre në trup. Atentatorët pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë u larguan me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.

“Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”- njoftoi policia.

Share This Article