FOTO/ Aksident, përplasen 2 makina, 4 të plagosur, mes tyre një 15-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, njëri prej tyre është dërguar për ndihmë të specializuar.

Aksidenti ndodhi në askin Librazhd-Qafë Thanë.

Bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç.H.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi Ç. H., dhe 2 shtetas pasagjerë në automjetin e tij, si dhe po transportohet me ambulancë për në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar, një 15-vjeçar, pasagjer po në këtë automjet.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article