FOTO/Proda në Asamblenë e 93-të, të INTERPOL, u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mori pjesë në Asamblenë e 93-të të Interpolit në Marrakesh, Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë nga 196 vende të botës.

Gjatë qëndrimit atje, Drejtori Proda, i shoqëruar nga Drejtuesi i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtuesi Ulian Shpataraku, zhvilloi takime bilaterale me homologët e tij, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë Publike Italiane, Prefektin Vittorio Pisani, si dhe me delegacionin turk të kryesuar nga Zëvendësministri i Brendshëm, Munir Karaloglu.

Në këto takime u prezantua progresi i Policisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe pjesëmarrja e saj e barabartë me partnerët në operacione ndërkombëtare, duke marrë vlerësime pozitive për profesionalizëm dhe besueshmëri.

Homologët e përfshirë në takime theksuan se Policia shqiptare është një partner i besueshëm dhe janë të gatshëm të thellojnë më tej bashkëpunimin për të luftuar krimin ndërkombëtar nëpërmjet hetimeve me skuadra të përbashkëta hetimore.

Asambleja e 93-të e Interpolit përfundoi me zgjedhjen e Presidentit të ri, Lucas Philippe, Zëvendëspresidentit për Azinë, dhe delegatëve të rinj për Afrikën, Azinë dhe Evropën, si dhe anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, përgjegjës për udhëzimet strategjike dhe mbikëqyrjen e vendimeve të Asamblesë.Mund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎93SESSIONDE 93tME SESSION DE ~סססם MARRAKE! 93GE 93 قتربول 93ARE 934 RE ERPOL ERP OL‎"‎Mund të jetë një imazh i redaksi, tribunë dhe tekstiMund të jetë një imazh i teksti që thotë "INTERPOL ALBANIE"Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "INTERPOL ALBANIE"

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎INTERPOL MARRAKECH_MOROCCO.2025 GENERAL ASSEMBLY MARRAKECH MOROCCO 2025 lln 93 RD INTERPOL GENERAL ASSEMBLY SESSION DE L'ASSEMBLEE GEN TERPOL 조소미스츠 INTEP ਨ MARRAKECH, MOROCCO 2025 GENERAL ASSEMBLY معول 93A 93REUNIÓNDE REUNIÓN DE 93 الدورة GENERALDE DE INTERPOL S INTERPOL 3 د‎"‎

Share This Article