Aksident, makina godet këmbësoren, humb jetën e moshuara

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tej mase i rëndë ka ndodhur mbremjen e kësaj së diele në aksin rrugor “Peqin – Rrogozhinë”, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekje një këmbësore 82 vjeç.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Kavajë / Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article