VIDEO/Nuk ka treg për shegët në Gjirokastër, fermerët ankohen për mungesën e subvencioneve

Jugulajm.net
2 Min Read

Sezoni i shegëve këtë vit është i mbarë. Në Qarkun e Gjirokastrës, janë rregjistruar mijëra drurë frutorë mes të cilave dhe shegët. Prodhimi sivjet është goxha i madh, ndërsa problem ngelet gjetja e tregut të tyre. Fermerët e këtij fruti kurues për mjaft sëmundje, shprehen se sivjet prodhimi është i bollshëm por që problem ngelet tregu. Në shumicën e rasteve, vetë fermerët i shesin shegët në sasi të vogla tek konsumatori, ndërkohë që mungesa organizative e tregut dhe kërkesat për këtë frut mungojnë apo nuk është i strkturuar. Për Naim Kokonën, njëri prej fermerëve në fshatin Hormovë, shegët po kalben në pemë ndërsa tregu është i çorganizuar dhe se veç kësaj, nuk ka një politikë të qartë të gjetjes së tregjeve për këtë frut. Mes të tjerash Kokona bën fajtor dhe organet shtetërore të cilat kanë qëndruar inaktive dhe nuk kanë ofruar subvencione për prodhimtarinë e shegëve.

Ndërkaq fermeri gjirokastrit Beqir Gjika apelon tek organet shtetërore për ndjekjen e politikave më subvencionuese për çdo drur frutorë me qëllim stimulimi i mbjelljes dhe shumimit të tyre. Sipas tij, subvencionet janë mjaftuar vetëm tek nafta por dhe ai subvencion, nuk mbulon as 1/10 e nevojshmërisë.

Gjirokastra ka potencial shumë të madh në kultivimin e shegëve çka e rendit atë si një ndër qarqet nëmos qarku me kultivimin më të madh të këtij fruti. Dhe jo vetëm kaq, por mungesa e aditivëve apo dhe e kimikateve tek rrënjët e shegëve, i ka shndërruar ato në shegë bio dhe mjaft të kërkuara nga individët, ndërkohë që tregu i sotëm është mbushur me lëng shege industriale.

Share This Article