Policia e Shtetit ka kryer disa ndryshime në radhët e saj drejtuese, duke përfshirë lëvizje të disa kryekomisarëve në drejtime të reja në disa qarqe të vendit.
Kështu, Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukes shkon Shef komisariati nr. 3 Tirane.
Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tirane shkon Shef Komisariati nr. 5 Tirane.
Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tirane shkon Shef Komisariti nr.7 Tirane.
Kryekomisar Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tirane shkon Shef Komisariati Mat.
Kryekomisar Ervis Sançolli nga shef komisariati Mat shkon Shef Komisariati Lezhe.
Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhe shkon shef komisariati Kukes.




