Gjermani, arrestohet 30-vjeçari shqiptar, grabiti 1 autobus udhëtarësh

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia gjermane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se është një nga autorët e vjedhjes së një autobusi udhëtarësh një javë më parë në Gjermani.

Mediat gjermane shkruajnë se një autobus po udhëtonte në autostradën e Bavarisë së Poshtme natën, kur tre persona ndaluan automjetin për ta grabitur. Autoritetet thanë se shqiptari është një nga tre personat e përfshirë në grabitje.

Hetimet për dy autorët e tjerë po kryhen me intesitet nga policia gjermane. Pas grabitjes së autobusit, autorët u larguan me makinë. Sipas policisë, ata vodhën para dhe dokumente nga shoferi.

Autobus i cili u grabit po vinte nga jashtë vendit. Raportet fillestare të policisë pas incidentit thanë se edhe pasagjerët ishin grabitur.

Sipas raporteve të policis,  tre autorët e krimit kishin me vete armë zjarri. Megjithatë, asnjë pasagjer i autobusit nuk u kërcënua dhe as nuk u plagos.

Share This Article