Rama i kërkon dorëheqjen, Balluku i përgjigjet: S’jam Erion Veliaj une…

Jugulajm.net
1 Min Read

Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, të paraqesë dorëheqjen, pas nisjes së hetimeve ndaj saj nga SPAK për procedurat e tender

Sipas burimeve, përplasja mes Ramës dhe Ballukut ka ndodhur në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku kreu i ekzekutivit i ka bërë të qartë ministres se situata e saj e vështirë ligjore po dëmton imazhin e kabinetit.

E njëjta burim bën me dije se Balluku i është përgjigjur Ramës me tone të forta, duke i thënë:

“Unë nuk jam Erion Veliaj dhe nuk bëj lëvizje të tilla”.

Pas kësaj, Rama thuhet se është kundërpërgjigjur shkurt:

“Këtë gjë do ta shohim”.

Belinda Balluku ndodhet prej disa ditësh nën hetim nga SPAK për veprat penale që lidhen me shkelje të procedurave të tenderëve publikë, konkretisht për tenderin e supervizionit të tunelit të Llogarasë dhe për ndryshimet e dyshuara të qëllimshme në fazën e parakualifikimit.

Hetimet, sipas burimeve, pritet të zgjerojnë rrethin e personave të përfshirë në këtë aferë.

Share This Article