Prangoset 63-vjeçari, aksidentoi me makinë këmbësoren 53-vjeçare në aksin “Varibop-Këlcyrë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Th. N., 63 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Varibop-Këlcyrë”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësorin, shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në fshatin Kuqar, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article