Aksident, makina përplas motorin, 2 të plagosur drejt spitalit

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mëngjesin e kësaj së diele në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Çërravë.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, ky dy personat që udhëtonin me këtë të fundit kanë mbetur të lënduar.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën me të specializuar ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Share This Article