LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën 32-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë ka humbur jetën një person në fshatin Bubq të Krujës. Sipas bluve, rreth orës 06:15, 32-vjeçari me iniciale A.B dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe si pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Fatkeqësisht, nga goditja e fortë, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vend.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article