LAJM I FUNDIT/ Gjykata e Gjirokastrës jep masën e arrestit për Kamber Sulçen, autorin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian

Jugulajm.net
1 Min Read

Burg pa afat ka qene masa e arrestit e dhene per Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkalles se Pare te Gjirokastres, i akuzuar per vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarki.

Fillimisht ka qene prokurorja e çeshtjes Blerina Musabelli, ajo e cila ka paraqitur aktet me te cilat grupi hetimor pati marre ne vendngjarje e me pas te gjitha rrethanat qe e kane shoqeruar kete situate, deri ne vetdorrezimin e Kamber Sulçes, tre dite me pare ne organin e akuzes.

Me pas avokati i Sulçes i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj, ka paraqitur ne seance nder te tjera dhe faktin e vetdorezimit te klientit te vet para 3 ditesh çka eshte nje rrethane lehtesuese e cila mund te merret ne konsiderate nga kryesuesja e seances.

Vete Kamber Sulçe ka qendruar i heshtur pergjate gjithe seances se vleresimit te mases se arrestit dhe nuk ka folur asnje fjale.

Pas gjithe kesaj, kryesuesja e seances, njekohesisht dhe kreu i Gjykates se Shkalles se Pare, Entela Selmanaj, ka dhene vendimin e vleresimit te mases “Burg pa afat”.

Mesohet se pas dhenies se vendimit ne fjale, avokati i te pandehurit eshte shprehur se do ta ankimoje ne Gjykaten e Apelit ne kryeqytet.

Share This Article