Procedohet shoferi 24-vjeçar, doli me makinë nga rruga në aksin “Gjirokastër-Arshi Lengo”, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për aksidentin e ndodhur dje në aksin rrugor “Gjirokastër-Arshi Lengo”, shtetasi D. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 24-vjeçari dhe pasagjeri në automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article