Urdhri i Prokurores së Përgjithshme të Trump: Të eleminiohen kartelet në Shqipëri dhe krimi i organizuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.

Gjatë vizitës së tij, Z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasadës dhe udhëheqës të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.

Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të ShBA për të eliminuar kartelet, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm.

Ndihmës Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe të tjerë.

Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare përmes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.

Vizita përfundoi me prezantimin e Çmimit të Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.

Share This Article