VIDEO/ Skandal, vajzës paraplegjike në Memaliaj nuk i japin trajtim të plotë financiar

Jugulajm.net
2 Min Read

Kjo është Enduela Mema, 26 vjeçe nga Memaliaj, e cila lëngon në shtrat prej 20 vitesh. Fati I keq I familjes Mema, qëlloi tek shëndeti I kësaj vajze e cila vuan natë e ditë me dhimbjet që i shkakton sëmundja e saj.

Ajo vuan nga disa sëmundje por më e rënda është ajo e epilepsisë, paralizës së plotë dhe probleme të tjera. Diagnozën ja kanë përcaktuar me kohë dhe trajtohet me një pagesë invaliditeti jo të plotë ajo dhe e ëma e saj që i rri tek koka 24 orë të ditës.

Gjendja ekonomike e familjes Mema është e atillë, pasi nuk munden dot të përballojnë volumin e kërkesave që kërkojnë trajtimet e sëmundjeve të fëmijës së tyre.

Trajtimi financiar shkon deri në 30 mijë lekë, ndërkohë që në raste të tilla kur bëhet fjalë për paralizim të plotë të një individi, përfitohet trajtim i plotë, që mbulon të gjitha shpenzimet. Ndonëse e kanë përcjellë kërkesën në Komisionin e KEMP në Tiranë, aty ku vendoset vula e trajtimit të plotë, ky komision nuk e ka parë të udhës që të trajtojë me mbështetje financiare të plotë 26 vjecaren.

E ëma e saj Anife Mema, mes lotësh rrëfen kalvarin e vuajtjeve përgjatë 20 viteve të fundit.

Kryefamiljari Enea Mema, së fundi ka zënë punë si shofer në një firmë private, por pengu i tij është se kush do të kujdeset për vajzën e tij kur ata të mos jenë më në këtë jetë, ndaj dhe kërkon rishikim të kërkesës nga KEMP në Tiranë për të trajtuar plotësisht financiarisht të bijën.

Share This Article