Një 31-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria një shumë parash të padeklaruar.
Gjatë kontrollit në çantën e H. J., policia kufitare e Kakavijës gjeti në dalje të Shqipërisë, një shumë monetare prej 13 200 euro të padeklaruar sipas rregullave.
31-vjeçari akuzohet për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shuma monetare e gjetur u sekuestrua në ciulësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
PKK Kakavijë
Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 13 200 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 31-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit H. J., ku u gjetën 13 200 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin H. J., 31 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




