Bie në kanal me biçikletë, humb jetën i moshuari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Kafaraj të Fierit.

Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article