Zjarri ne lartesite e Malit te Gjere po avancon ne drejtim te qytetit te Gjirokastres.
Dhjetera forca vullnetare dhe nga ushtria, policia e PMNZSH po turren drejt Malit te Gjere per te shuar zjarret. Drejtoria e PMZSH Bashkia Gjirokaster ne oren 04.30 u nis per te nderhyre ne shuarjen e vatrave te zjarrit qe ndodhen ne shpatin e Malit te Gjere, te cilat po perparonin drejt qytetit te Gjirokastres.
Me shume se 11 forca te efektivit zjarrfikes Gjirokaster, 34 forca vullnetare te Bashkise Gjirokaster dhe 50 forca te ushtrise po angazhohen ne kete aksion ne shkalle te gjere. Ne krye te ketij aksioni eshte vene dejtori i Pergjithshem i Zjarrefikesve te Shqiperise Arben Cara. Situata konsiderohet kritike.