Aksident i 4-fishtë, ka disa persona të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e kësaj se diele në aksin rrugor nacional ”Bulqizë – Peshkopi’.

Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal.

Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar, ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

Share This Article