FOTO/ Autobusi merr zjarr në dalje të tunelit në aksin ”Kardhiq-Delvinë”, pasagjerët dalin të frikësuar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident i rëndë ka ndodhur në afërsi të daljes së tunelit të aksit ”Kardhiqi-Delvinë” , ku një autobus është  përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur, duke krijuar panik mes pasagjerëve që ishin brenda mjetit.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se është zjarri nga një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht, pasagjerët kanë arritur të dalin me shpejtësi nga autobusi.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet policore ndodhin në vendngjarje dhe po hetojnë për të zbardhur incidentin.

Share This Article