Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidaturën e Gabriel Gumës për kryetar të Bashkisë Tepelenë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Gabriel Guma, shpresa dhe fytyra e re e Tepelenës!
PD dhe opozita mbështesin me të gjithë potencialin Gabrielin për Kryetar të Bashkisë së Tepelenës.
Mbas vite “errësire”, keqmenaxhimi, korrupsioni për tepelenasit, tashmë ka një shpresë të re.
I riu, arkitekti, biri i kësaj treve kandidon dhe do të jetë Kryetari i ardhshëm i asaj Bashkie.
Një i ri intelektual, plot dije, ide, projekte e energji do të jetë zgjidhja e problemeve madhore, të asaj Bashkie, të akumuluara prej vitesh.
Një i ri jo i importuar, apo i “rregjistruar” si banor UFO i Tepelenës ditët e fundit, por i lindur, rritur, edukuar mes jush, të dashur tepelenas.
Një i ri që ka punuar dhe po punon për të mbajtur veten e familjen pranë jush.
Që ka vendosur të qëndrojë në Tepelenë për ta zhvilluar këtë trevë plot vlera e mundësi.
Një qytetar juaj ai, që nuk ka përfituar nga ky regjimi, dhe as kërkon të kandidojë me “thesin” e parave të tenderave korruptive.
Për ta zmadhuar atë më tej me paratë e taksave tuaja….
Por që paraqitet para jush ashtu si ai është, plot dinjitet, vullnet e vizione për Tepelenën.
Prandaj ju do ta votoni atë.
Prandaj ju do të fitoni duke fituar Gabrielin. Prandaj ju do te fitoni duke fituar Gabrieli.




