Dhjetëra banorë në Dibër janë paraqitur sot në spital, pasi mendohet se janë helmuar nga sasia e lartë e klorit në ujin e rrjetit.
Banorët janë të fshatrave Kastriot, Vakuf, Fushë Alie.
Informacion paraprak:
Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.
Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.
Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.