VIDEO/ Nxirren nga Kanioni i Nivicës turistët e fundit spanjollë

Jugulajm.net
1 Min Read

Ne keto momente 3 turistet soanjolle te ngelur ne pjesen fundore te kanioneve te Nivices, po terhiqen me litar nga nje lartesi prej 180 metrash prej forcave te PMNZSH Tepelene dhe forcave policore.

Ajo çka eshte intereaante ne kete episod te sotem eshte, se turistet nuk kane patur pas vetes guide te çertifikuar per t’i udhehequr ne zona te caktuara, por nje banor zone i cili mesa duket nuk ka qene ne gjendje, qe te menaxhoje levizjet e pakontrolluara te turisteve.

Keta te fundit kur jane gjendur ne fund te kanionit, e kane patur te pamundur te rigjejne rrugen e kthimit dhe kesisoj dhe mungesen e komunikimit, pasi nuk kishte vale celulari ne zonen ku perfunduan.

Share This Article