Opozita kërkon që gjyqtari i vrarë, Astrit Kalaja, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, opozita ka kërkuar nisjen e procedurave shtetërore për nderimin e gjyqtarit të ndjerë, Astrit Kalaja, me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Sipas opozitës, shteti ka detyrë institucionale dhe morale të njohë kontributin e tij dhe të nisë procedurat zyrtare për këtë nderim.

Astrit Kalaja u vra më 6 tetor në sallën e gjyqit, menjëherë pas leximit të një vendimi, që ishte kundër interesit të autorit, shtetasit Elvis Shkambi.

Share This Article