Duket se protestuesit e opozitës nuk po ndalen.
Ata i janë drejtuar godinës qëndrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Me qindra protestues po sulen duke krijuar trazira dhe përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit në bazë të një plani të mirëkoordinuar nga drejtuesit e protestës.
Derimë tani nuk janë rregjistruar incidente shumë të dhunshme, ndërkohë që provokimet ndaj uniformave blu nuk kanë munguar, ashtu sikurse dhe në protestën e fundit të opozitës së një jave më parë.
Liderët e opozitës kanë orjentuar mbështetësit e tyre që t’i drejtohen Policisë së Përgjithshme, duke kërkuar bllokimin e veprimtarisë koordinuese të saj në menaxhimin e protestës.
Këto lëvizje sporadike të mbështetësve të opozitës, duket se nuk kanë ndikuar aspak tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili nga zyra e tij po koordinon të gjitha veprimet menaxhuese të efektivëve blu në protestë. Duket se Proda qëndron i palëkundur në ushtrimin e detyrës së vet pavarësisht zërave sporadikë nga ana e opozitës kundër tij.
Zoti Proda është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit vendorë policorë në terren për të menaxhuar dhe përballuar situatën, e cila në disa raste ka precipituar nga idhtarët e opozitës por që është arritur që të ezaurohen pa pasoja.




