Në dëshminë e tij para hetuesve, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit, Elvis Shkambi, ka pranuar se qëlloi sapo u shpall vendimi të cilin e konsideronte të padrejtë.
I riu ka deklaruar se i kishte ardhur ne maje te hundes me gjyqet dhe se mori vendimin per ta qelluar sapo kishte mesuar se gjyqtari do te shprehej kunder tyre.
“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori, Elvis Shkambi.




