Për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar për këtë krim të kryer brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij.
Bëhet me dije se përveç autorit të ngjarjes Elvis Shkambi, në pas hekurave ka përfunduar edhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.




