Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur, ku një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në Sauk.
Një person i armatosur po ndiqej nga forcat Shqiponja. Bërime bëjnë me dije se gjatë aksionit, personi është larguar dhe ka përplasur disa makina, përfshirë dhe një motor.
Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.
Gjithashtu mësohet se Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më pas autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.




