Ndërron jetë minatori 61-vjeçar, ja dyshimet…

Jugulajm.net
2 Min Read

Një minator 61 vjeçar, ka ndërruar jetë dy ditë më parë në një minierë në vendin e quajtur ‘Maja e Drenit’ në fshatin Cerujë të Klosit.

Shtetasi i identifikuar me inicialet H.D, është gjetur pa ndjenja rreth orës 11:30 nga punëtorët e tjerë të minierës dhe më pas ka ndërruar jetë.

Nga hetimet fillistare nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore, që mund të jenë shkaktuar nga një aksident në punë, dhe dyshohet për arrest kardiak. Megjithëatë trupi i 61 vjeçarit, është dërguar për kryerjen e ekspertizës së plotë mjekoligjiore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ditën e djeshme është marrë informacion se, në një subjekt minerar, në vendin e quajtur “Maja e Drenit”, fshati Cerujë, Klos, ka ndërruar jetë shtetasi H. D., 61 vjeç, banues në Klos.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ka rezultuar se më datë 03.10.2025, rreth orës 11:30, shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në galerinë nr. 5 të një subjekti minerar, ku është konstatuar nga punëtorët e tjerë pa ndjenja dhe më pas ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja apo dëmtime trupore që mund të lidhen me aksident gjatë punës, dhe paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.

Trupi i 61-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim të mëtejshëm.

Share This Article