Procedohet nëna e 13-vjeçares që u vetëhodh nga pallati, ja akuza…

Jugulajm.net
1 Min Read

Procedohet nëna e 13-vjeçares që u vetëhodh nga lartësia në Korçë, për çfarë akuzohet

S. Dh., nëna e vajzës 13-vjeçare e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se procedimi penal ka nisur për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” pasi nga hetimet ka rezultuar se nëna e të miturës I ka shkaktuar probleme psikologjike të bijës.

13-vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike ndërsa nuk ka rrezik për jetën.

Share This Article