Aksident me pasoje vdekje ne aksin rrugor “Gjirokaster-Kakavije”. Pasagjerja e linjes se udhetareve “Gjirokaster-Janine” ka vdekur ne vend pas nje aksidenti qe shkaktoi nje oficer i Policise se Shtetit.
Viktima Kostulla Harito, 71-vjeçe, nga fshati Grapsh i Dropullit, sapo ka dale nga autobuzi eshte perplasur nga automjeti i drejtuar nga oficeri i policise.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku kane bere shoqerimin ne ambjentet e policise kolegun e tyre.
Policia Rrugore po punon ne zbardhjen e shkaqeve te aksidentit me pasoje.




