Vrasja e efektivit, Drejtori i Përgjithshëm Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa një tjetër punonjës policie mbeti i plagosur rëndë.

Në një prononcim për mediat nga Spitali i Traumës, Hita e cilësoi këtë një ditë të dhimbshme për Policinë e Shtetit, duke shprehur ngushëllimet për familjen dhe kolegët e efektivit të ndjerë.

“Sot është një ditë e trishtuar për Policinë e Shtetit. Ne humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi një nga shërbëtorët e saj. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe një tjetër efektiv policie. Është një ngjarje që të lë pa fjalë. Nuk do të doja të isha sot para jush në këto rrethana”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita.

Share This Article