FOTO/ Vjosa zyrtarisht në UNESCO

Jugulajm.net
1 Min Read

Lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku ka ndarë për publikun edhe foton e dokumentit, si dhe foton ku jane kryebashkiakët: Flamur Golemi i Gjirokastrës, Alma Hoxha e Përmetit dhe Klement Ndoni i Këlcyrës.

“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

“Njeriu dhe Biosfera” është program i UNESCO-s dhe kjo do të thotë se lumi Vjosa është bërë zyrtarisht pjesë e kësaj organizate.

Lumi Vjosa është lumi i vetëm i virgjër në Europë dhe për mbrojtjen e tij kanë reaguar një sërë aktorësh ndërkombëtar, mes të cilëve edhe Leonardo DiCaprio.

Kujtojmë se Lumi Vjosa është shpallur në vitin 2023 Park Kombëtar.

Lumi Vjosa zyrtarisht pjesë e UNESCO, përfshihet në programin

Share This Article