Një 35 vjeçar me iniciale M.L është gjendur i pajetë në një tokë arë në afërsi të lagjes “18 Tetori” në Lushnje.
35 vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte denoncuar në datën 10 dhjetor në polici i humbur.
Trupi i pajetë ëshë gjetur rreth orës 17:30, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.