Tjetër rast, prangoset 37-vjeçari, abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses

Jugulajm.net
1 Min Read

Një tjetër rast abuzimi seksualisht me të mitur është regjistruar në vendin tonë.
Kështu, një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.
 

Sipas njoftimit të policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së tij. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, njoftoi sot policia. 

Vetëm një ditë më parë në Përmet u zbulua një rast i ngjashëm ku një 16-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj, polic dhe një koleg i këtij të fundit. 

Share This Article