Procedohet 19-vjeçarja nga Këlcyra, plagosi kushëririn e saj 27-vjeçar nga Mamaj

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, 27-vjeçarin D.S., me një pushkë sportive.

Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Share This Article