Shpërthim me tritol në banesën e deputetit të PD-së

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës, kur persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu në Kamëz.

Po ashtu është publikuar edhe një video që tregon momentin e shpërthimit dhe zhurmën e krijuar në zonë.

Policia ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Arjan Sala”, dhe se për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lënduar persona.

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të tjera të sigurisë në zonë.

Share This Article