Arrestohet 42-vjeçari, shkeli këmbën punonjëses së policisë me makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një person është arrestuar nga Policia, pasi shkeli kembën e një efektiveje me gomën e automjetit, teksa po përpiqej t’u largohej forcave të rendit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen.

Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë”, njoftoi policia.

Share This Article