27-vjeçarja rrëzohet nga dritarja e taksisë, ndalohet shoferi i mjetit dhe…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar tre ditë më parë, ku një 24-vjeçare dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie, që drejtohej nga një 47-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Mullet.  Si pasojë e rënies, e reja është transportuar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas njoftimit të policisë është ndaluar drejtuesi i taksisë, shtetasin J. S., 47 vjeç.

Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në automjet, pasi dyshohet se ka kryer veprime me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme lidhur me ngjarjen.

“U ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin”, njofton policia.

Share This Article