Aksident, motori del nga rruga, humb jetën 65-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur  në mesnatë, ku një 65-vjeçar duke drejtuar motorin ka dalë nga rruga.

Si pasojë i moshuari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes në fshatin Poro në Vlorë.

Njoftimi i  policisë:

Sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, Vlorë, dyshohet se shtetasi M. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Bishan, duke drejtuar motomjetin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti rrugor.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article