I moshuari i gjendet i pajetë në banesë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot, ku një 81-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Divjakë.

Sipas policisë, i moshuari, shtetasi S. Q., dyshohet se vuante nga depresioni, gjendje për të cilën po merrte trajtim.
Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe veprime të mëtejshme.

Share This Article