EMRI/ Sherr mes të rinjve, prangoset 27-vjeçari që qëlloi me çifte

Jugulajm.net
2 Min Read

Një sherr që ka përfunduar në përdorimin e një arme shotgun ka ndodhur mes dy personave në qytetin e Durrësit.

Policia njofton se ka arrestuar 27-vjeçarin Sebastian Toska, pasi dyshohet se, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu, çifte, tip shotgun, në drejtim të 34-vjeçarit Sh. H., banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Njoftimi i policisë;

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Sebastian Toska., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, thuhet në njoftim.

Share This Article