Procedohet edukatorja e kopshtit, dyshohet se qëlloi me shuplakë 1 fëmijë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një rast i dyshuar dhune ndaj një fëmije në një kopsht ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj një edukatoreje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasen E. D., 28 vjeçe, e cila punon si edukatore.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se në ambientet e kopshtit ku ajo ushtron detyrën, ka qëlluar me shuplakë një nga fëmijët.

Ngjarja ka ngritur shqetësim dhe reagim nga prindërit, ndërsa autoritetet janë duke ndjekur procedurat për zbardhjen e plotë të incidentit.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Share This Article