LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Aksident, “Benz-i” përplas motorin, babë e bijë dërgohen urgjentisht në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë me dy të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën kombëtare “Fiershegan- Kuçovë” në afërsi të fshatit Çunat.

Një automjet i tipit “Benz” ka përplasur nga pas një motoçikletë, që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Sipas informacioneve janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Policia e qarkullimit po disiplinon trafikun dhe pritet ekspertiza shkencore.

Share This Article