Procedohet 32-vjeçari nga “Arshi Lengo”, drejtonte kamionin pa patentë

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, pasi dje në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, u kap duke drejtuar automjetin (kamion), pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Share This Article