Një aksident është regjistruar sot dhe pikërisht pak minuta më parë në aksin rrugor ”Lin – Pogradec”, ku një automjet ka goditur një të moshuar 62-vjeçare dhe një vajzë të vogël 11-vjeçare, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.
Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.
Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




