Arrestohet 31-vjeçari, i mori me dhunë makinën 1 shtetasi në rrugë

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, pasi i mori me dhunë automjetin, një shtetasi, në rrugë.

Mësohet se është arrestuar shtetasi E. A., 31 vjeç i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në Sektor Rina, Fllakë, një shtetas i kishte marrë me dhunë automjetin, një 24-vjeçari, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit E. A., 31 vjeç, banues në fshatin Fallkë, Durrës, i cili në përfundim të veprimeve u arrestua për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Po punohet për gjetjen e automjetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Share This Article