Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rikthyer në banesë në orët e vona të natës pasi u denoncua i zhdukur nga familja e tij.
Shima ka deklaruar se kishte udhëtuar drejt Jugut të vendit, pas nëj debati që kishte pasur me partneren. Ai nuk ka sqaruar mesazhin që iu dërgoi familjarëve, ku shkruante se po e arrestonte policia.
Ishte nëna e Shimës që denoncoi në polici humbjen e kontakteve me djalin e saj, pas mesazhit që vetë ish-zv.drejtori i AKSHI-t iu kishte dërguar.
Shima ka mbajtur postin e zv.drejtorit për katër vite, duke u marrë me prokurimet publike të AKSHI-t, ndërsa një vit më parë është tërhequr nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar biznesit privat. Ai është marrë më herët në pyetje edhe nga SPAK lidhur me tenderat e këtij institucioni.




